Milani kërkon të përforcojë krahun e djathtë të sulmit. Leao në krahun e majtë po bën sezon super dha tani kërkohet të “blindohet” edhe linja tjetër.
“Tuttosport” shkruan se Milani ka nisur të lëvizë për të transferuar nga Sassuolo kampionin e Europës me Italinë, anësorin Domenico Berardi.
Autori i 12 golave në Serie A dhe 10 asisteve këtë sezon është një objektiv edhe i klubeve të tjera. Sassuolo ia ka vendosur një çmim Berardit.
Milani mund ta transferojë për 35 milion euro, një shifër e lartë për momentin që po kalojnë kuqezinjtë. Gjithsesi për t’u rritur sportivisht duhet edhe ndonjë sakrificë financiare. /h.ll/albeu.com