Milan dhe Atalanta përplasen për një vend në gjysmëfinale, Gjimshiti e nis nga minuta e parë

Milan dhe Atalanta nis sonte në orën 21:00, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Gjimshiti do të jetë titullar për Atalantën duke udhëhequr mbrojtjen e tij.

Fituesi i kësaj sfide do të luajë në gjysmëfinale përballë Fiorentinës. Kujtojmë se “violët” fituan dje kundër Bolognas me penallti 5-4.

Në anën tjetër pak më parë, Lazio ka eleminuar Romën përmes fitores minimale 1 me 0. Ata presin të njohin kundërshtarin, që do vijë nga ndeshja Juventus – Frosinone.

Formacionet zyrtare të Milan – Atalanta:

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Gabbia, Theo Hernandez, Jimenez; Musah, Reijnders, Loftus Cheek; Pulisic, Jovic, Leao.

Atalanta (3-4-1-2): Carneseçhi; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Holm, De Roon, Ederson, Ruggeri; Miranchuk, Koopmeiners; De Ketelaere.

/newsportal/


Shtuar 10.01.2024 20:55