Milan dështon përballë Chelsea, PSG dhe Benfica ndajnë pikët (VIDEO)

Milani është mposhtur 0-2 në San Siro nga Chelsea në ndeshjen e 4 të grupit E.

Ndeshja nisi keq për kuqezinjtë, pasi Tomorri ndërhyri keq ndaj Mount dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Jorgino u tregua i saktë.

Goli i dytë erdhi nga Aubameyang. Kjo humbje e lë Milanin në vendin e 3 me 4 pikë, 2 pikë më pak se Salzburg dhe 3 pikë më pak se Chelsea i vendit të parë. SHIKO GOLAT 

Ndërkohë, në Grupin H PSG dhe Benfica kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1 dhe i prishur punë Juves që tashmë është pothajse jashtë Champions.

Golat u realizuan nga penalltitë. Fillimisht Mbappe realizoi 40′, ndërsa Joao Mario barazoi më 62′.

PSG dhe Benfica mbajnë kreun me nga 8 pikë, Juve e 3-ta me 3 pikë po aq sa ka dhe Maccabi Haifa. SHIKO GOLAT

Në Grupin F ndodhi befasia. Shakhtar Donetsk ndali Real Madrid në 1-1.  Zubkov 46′ realizoi për vendasit, ndërsa në limit spanjollët realizuan me Rudiger.

Reali mbetet i pari me 10 pikë, ndërsa Shakhtar i 2 me 8 pikë. SHIKO GOLAT  /G.D albeu.com/


Shtuar 11.10.2022 22:54