sport

“Mezi po presim që të fillojë Europiani”! Qazim Laçin nuk po e mban vendi: Ndeshja me Italinë do jetë pak stresuese

Qazim Laçi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjeve të Europianit.

Mesfushorin e Spartës nuk po e mban vendi, teksa pret me padurim si të gjithë shqiptarët që të fillojë ky turne.

Të lidhura

None found

Gjithashtu Laçi është shprehur se lojtarët me shumë eksperiencë po ndihmojnë të gjithë të tjerët.

“Ne kemi ardhur deri këtu me meritë dhe në ndeshjen kualifikuese kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojmë që të punojmë sa më mirë.

Ato që kemi bërë në stërvitje do mundohemi t’i nxjerrim në fushë. Ky është objektivi ynë, që në ndeshjen e parë të marrim maksimumin e pikëve.

Më vjen mirë që të gjithë jemi të barabartë në Kombëtare prandaj ka marrë lojtarët më të mirë në dispozicion.

Ka lojtarë të mirë në çdo repart, dhe të gjithë po japin maksimumin që Kombëtarja të arrijë sa më lart. Në mendje është vetëm që Kombëtarja të ecë sa më lart.

3 kundërshtarët që kemi janë shumë të fortë. Çdo kundërshtar ka cilësinë e tij dhe është shumë e vështirë që të bësh një zgjedhje.

Çdo ekip ka lojtarë me diferencat dhe karakteristikat e veta. Unë mendoj t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim.

Të gjithë lojtarët janë gati dhe shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. Mezi po presim që të nisë Europiani.

Ndeshja e parë do të jetë paksa me stres sepse është ndeshja e parë. Por nga ana e tjetër, lojtarët do të jenë shumë të motivuar dhe kjo do të jetë gjë pozitive për ne.

Gjithmonë po flasim dhe komunikojmë me njëri-tjetrin dhe këto lojtarë me eksperiencë që kemi po na ndihmojnë shumë si duhet të paraqitemi në çdo ndeshje dhe stërvitje”, u shpreh mesfushori.

të fundit

Selin Bollati ngre dyshimet për “Big Brother VIP 6”: A do të jenë Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta lexoi një lajm nga organizata britanike “Drinkaware” që thoshte se…

1 minute ago

Maresca kërkon përqendrim maksimal: “Jemi këtu për ta fituar Ligën Premier, mos u merrni me zhurmën

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka tentuar t’i motivojë futbollistët e tij përpara një serie vendimtare ndeshjesh, në një…

1 minute ago

Married by phone hours before his execution: the tragic story of the young Iranian man who never got to see his wife again

Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…

2 minutes ago

Edi Rama condemns attack at Riyadh airport: Albania stands in support of Saudi Arabia

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…

3 minutes ago

Kosovo Security Force Military Police strengthens professional capabilities through Close Protection Course

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…

4 minutes ago

Avni Islami ngre alarmin: Nga Banjska te “Bota Serbe”, Beogradi po kërcënon sigurinë e Ballkanit

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…

4 minutes ago