Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, që aktivizohet në Ligën 2 të Francës, me skuadrën e AC Ajaccio, ishte prezent ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag dy ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.
“Do të jetë shumë interesant ky grumbullim, pasi mungojnë shumë lojtarë me eksperiencë. Lojtarët e rinj që kanë ardhur tani, kanë dhënë maksimumin nëpër ekipet që luajnë dhe prandaj janë thirrur nga trajneri. Besoj do të jetë një grumbullim i mirë. Këtë gjë duhet ta tregojmë në fushë”, tha fillimisht mesfushori, i cili bëri debutimin në humbjen me Lituaninë.
None found
“Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që kisha në mendjen time, pohoi ai.
“Nuk fituam dhe ekipi nuk bëri një performancë të mirë. Shpresoj që çdo herë të jem titullar me ekipin kombëtar. Kjo është zgjidhja e trajnerit. Unë çdo herë do të jap maksimumin. Edhe tek ekipi kombëtar edhe tek klubi, për të qenë gjithmonë i gatshëm”.
Skema 3-5-2 – “Sistemet e lojës, janë zgjedhje të trajnerit. Ne duhet të jemi gati për çdo zgjedhje të trajnerit, për të përballuar këtë sistem. Ne duhet vetëm të japim maksimumin në fushë me çdo lloj skeme”.
Franca– “Kampionati në Francë është shumë i mirë. Kam 4 vite atje dhe ndihem shumë mirë. Nuk e kam në mendje të lëviz dhe me ekipin jam shumë mirë”.
“EURO 2024” – “Sigurisht që ekipi i ka cilësitë. Kemi shumë lojtarë. Ekipi ka një shans shumë të madh. Ne duhet të japim maksimumin në fushë. Do të nxjerrim mësim nga humbja me Lituaninë. Në ndeshjet e tjera do të jemi më të kujdesshëm”.
Reja – “Sigurisht që kemi komunikuar kur erdha në fillim. Para ndeshjes me Lituaninë më ka folur, më ka shpjeguar disa gjëra që pret nga unë dhe për sistemin që do luajmë me ekipin. Trajneri nuk ka kohë të bisedojë me të gjithë lojtarët. Çdo lojtar kur vjen këtu është më i përqendruar për ndeshjet. Të gjitha këshillat e trajnerit duhet t’i zbatojmë në fushë”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…