“Mezi po pres deri sa të vesh fanellën e Chelsea”, Broja reagon pas lajmit

Duket se një lajm i rremë është përhapur përpara disa orësh për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

20-vjeçarit i është hapur një llogari false në “Facebook”, në të cilën ishte hedhur një foto e tij me bluzën e Çelsit dhe shkruhej: “Mezi po pres deri sa të veshë këtë fanellë sërish”, për t’i bërë fansat e tij të mendojnë për një rikthim të shpejtë te “Blutë” e Londrës.

Për t’i bërë gjërat më të qarta, ishte vetë Broja, i cili me anë të një postimi nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, shkruante: “Thjesht dua t’ju informoj që unë nuk kam llogari në Facebook ose TikTok. Çdo gjë që postohet atje nuk është postuar nga unë”.

 


Shtuar 20.04.2022 21:23

Tags: ,