Marrja e parë në pyetje e Sepp Blatter, i akuzuar së bashku me Michel Platinin për mashtrim, është shtyrë për arsye shëndetësore.
Duke u paraqitur në Gjykatën Penale Federale të Bellinzonës, ish-presidenti i FIFA-s u kufizua në deklarimin: “Mezi marr frymë, nuk kam dëshirë t’u përgjigjem pyetjeve”.
Ndërkohë, marrja në pyetje u shty për nesër. /albeu.com/