Meunier, “plani B” i Barçës

FC Barcelona tashmë po shkon për të gjetur një zëvendësues për Cesar Azpilicueta pasi të bëhet e ditur lajmi se mbrojtësi spanjoll do të vazhdojë kontratën me Chelsean dhe nuk do të arrijë përfundimisht në  Katalunja.

Kjo është arsyeja pse emri i parë që ka dalë në pah ka qenë ai i Thomas Meunier,  lojtar i Borussia Dortmund me të cilin, sipas gazetës SPORT , Barça e kontaktoi t në janar për të kërkuar një hua me opsion blerjeje të detyrueshme, por Dortmundi refuzoi, shton SPORT.

Tani duket se drejtuesit e Barcelonës do të tentojnë edhe një herë nënshkrimin me belgun./albeu.com

 

Shtuar 4.08.2022 19:20