Categories: sport

Messi vendos rekord të ri, bëhet futbollisti i parë me pjesëmarrje në gjashtë Kupa Bote

Ndeshja Argjentinë-Algjeri në Kupën e Botës FIFA 2026 ka filluar dhe Lionel Messi ka hyrë edhe një herë në historinë e futbollit botëror.

Me këtë paraqitje, kapiteni i Argjentinës është shndërruar në lojtarin e parë që merr pjesë në gjashtë turne të ndryshëm të Kupës së Botës për meshkuj, duke shtuar një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Të lidhura

None found

Kjo arritje historike vjen pikërisht 20 vite pas paraqitjes së tij të parë në një Botëror, në vitin 2006, kur u hodh në fushë nga stoli në sfidën ndaj Serbi-Malit të Zi dhe gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 6-0 të Argjentinës.

Në rrugëtimin e tij në Kupën e Botës, Messi ka përjetuar disa momente të rëndësishme, duke mbetur i pamposhtur në shtatë takimet e para dhe duke pësuar humbjen e parë në çerekfinalen e vitit 2010 kundër Gjermanisë.

Ai mbërrin në këtë edicion si kampion i botës pas suksesit në Kupën e Botës 2022, si edhe me një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje në këtë kompeticion.

Takimi me Algjerinë përfaqëson edhe një tjetër moment të madh në karrierën e tij, pasi kjo është ndeshja e 200-të e Messit me fanellën e Argjentinës.

Që prej debutimit të tij në vitin 2005 ndaj Hungarisë, ai ka zhvilluar 199 ndeshje dhe ka shënuar 173 gola për kombëtaren, mes tyre 117 gola nga loja e hapur dhe 10 tregolësha.

Ndërsa ndeshja vazhdon të luhet, Messi mbetet figura qendrore e Argjentinës në synimin për një tjetër sukses në skenën botërore.

të fundit

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

1 minute ago

Tragjedi në Mesdhe/ Përmbyset gomonia me emigrantë, shpëtohen 50 persona, humbet një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…

7 minutes ago

Deco nis përgatitjet për përforcimin e parë madhor të janarit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…

12 minutes ago

VLEN: Ahmetin e shqetëson ndërprerja e lidhjeve me Serbinë

VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…

20 minutes ago

Petrova: Fqinjësia e mirë është pjesë e kushteve për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…

20 minutes ago

Protestat/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…

22 minutes ago