Categories: sport

Messi lë pas Klosen dhe Maradonën, duke vendosur rekorde të reja në Kupën e Botës

Lionel Messi, ylli i Inter Miamit, po vazhdon të dominojë në Kupën e Botës 2026, gjë që reflektohet qartë edhe në statistikat e tij.

Me paraqitjet në këtë edicion të turneut, argjentinasi ka rrëzuar disa rekorde, duke e forcuar edhe më tej vendin e tij në historinë e futbollit.

Të lidhura

None found

Para fillimit të kësaj Kupe të Botës, rekordin si golashënuesi më i mirë në histori e mbante Miroslav Klose me 16 gola. Tani, Messi e ka kaluar atë shifër dhe ka shkuar në 21 gola, numër që mund të rritet ende, pasi Argjentina është kualifikuar në çerekfinale.

Ai ka lënë pas edhe Diego Maradonën për asistimet më të shumta, duke arritur në kuotën e 9 asistimeve, një më shumë se legjenda tashmë e ndjerë.

Po ashtu, Messi realizoi në nëntë ndeshje rresht, duke kaluar kështu emra të mëdhenj si Just Fontaine dhe Jairzinho, që kishin nga gjashtë ndeshje të tilla.

39-vjeçari ka vendosur një tjetër rekord edhe në fazën e eliminimit direkt, ku ka shënuar gjashtë gola radhazi, duke lënë pas brazilianin Leonidas Vava, i cili kishte realizuar pesë herë.

Në fund, Lionel Messi theu edhe rekordin e vet për numrin më të madh të paraqitjeve në Kupën e Botës. Nga 26 ndeshje, ai tani ka shkuar në 31 dhe mund të shtojë edhe ndonjë tjetër, nëse nuk pëson lëndim gjatë stërvitjes.

Në çerekfinale, Argjentina do të luajë ndaj Zvicrës./

të fundit

Nis me tensione seanca parlamentare, opozita bllokon foltoren

Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…

2 minutes ago

Macron akuzon Trumpin dhe Netanyahun se po shfrytëzojnë trazirat franceze për përfitime elektorale

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i akuzuar se…

5 minutes ago

Rilindja 1974 surprizon në Ligën e Parë, kapiteni Burim Qorri shpjegon ecurinë e pejanëve

Me 21 pikë pas 11 ndeshjesh dhe pozitën e tretë në tabelë, Rilindja 1974 po zhvillon një start që ka…

11 minutes ago

Gostivarasi ndalohet pranë Qafë Thanës, i gjendet rreth një kilogram marihuanë

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të…

12 minutes ago

VLEN akuzon opozitën për përçarje në Bërvenicë: Votuesit tanë mbështesin unitetin dhe kandidatin shqiptar

VLEN sot ka akuzuar opozitën shqiptare se po përdor gjuhë përçarëse në Bërvenicë, nga ku thonë se nuk e kanë…

12 minutes ago

New KSF recruits to take oath tomorrow at Adem Jashari Barracks

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së…

12 minutes ago