sport

Messi ka fituar pothuajse gjithçka në karrierë, ky është çmimi i vetëm që i mungon

Lionel Messi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në botë të hënën në një mbrëmje gala në Londër, duke lënë mbrapa vetes emra si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka fituar pothuajse gjithçka, përveç një çmimi që të cilin ende nuk e ka marrë në duar.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për çmimin ‘Puskas’ që ipet për golin më të mirë të vitit në botën e futbollit, dhe përkundër faktit që Messi ishte nominuar për ta fituar atë përgjatë viteve, magjistari argjentinas nuk e ka fituar atë asnjëherë.

Në total, Messi ka qenë i nominuar për çmimin ‘Puskas’ shtatë herë dhe tashmë janë bërë pesë vite që prej nominimit të tij të fundit, i cili erdhi gjatë kohës kur ai ende ishte lojtar i Barcelonës.

Nominimet e Messit për çmimin ‘Puskas’:

Barcelona vs Arsenal – Liga e Kampionëve 2010/11, raundi i 1/16-tave

Barcelona vs Athletic Bilbao – finalja e Kupës së Mbretit 2014-15

Paraqitjet tjera të Messit në mesin e çmimit ‘Puskas’ përfshijnë golin e tij ndaj Valencias në vitin 2010, një gol në miqësore ndaj Brazilit në vitin 2012 aty ku Argjentina fitoi me rezultat 4-3, një gjuajtje e lirë ndaj Shteteve të Bashkuara në Copa America, dhe një gol ndaj Nigerisë në 2018 në Kupën e Botës në Rusi.

Messit i kanë mbetur edhe disa vite para vetes për të luajtur për klubin dhe kombëtaren, andaj ende ka mundësinë që në një të ardhme të afërt të fitojë këtë çmim. /Telegrafi/

Tags: Lionel Messi

të fundit

Gaza: Over 900 killed this year, including 301 children, despite ceasefire

Më shumë se 900 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë këtij viti, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit…

4 seconds ago

Protesters gather at Security Block: Free the citizens, arrest Rama

Protestuesit në marshimin e sotëm kanë ndaluar te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të arrestuar një natë më…

26 seconds ago

Si po e përdorin shoferët kapësen prej druri për ta bërë më të këndshme vapën në makinë

Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen gjatë vapës së verës. Ja cili…

3 minutes ago

BMW nis tërheqjen globale të 189.130 automjeteve për shkak të rrezikut të zjarrit

BMW ka njoftuar tërheqjen e 189.130 automjeteve në mbarë botën për shkak të një defekti që mund të rrisë rrezikun…

3 minutes ago

Amir Abrashi shënon ndaj St. Gallenit dhe prin Grasshopperin drejt suksesit

Amir Abrashi po vazhdon të tregojë se mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Grasshopperin, pavarësisht se tashmë ka mbushur…

7 minutes ago

Trump: SHBA-ja i ka shkaktuar dëme të mëdha Iranit dhe mund të godasë sërish në çdo moment

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer gjatë natës një sulm të fuqishëm ndaj…

14 minutes ago