Categories: sport

Messi flet pas triumfit dramatik ndaj Egjiptit dhe kualifikimit të Argjentinës

Argjentina arriti një fitore dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, edhe pse për pjesën më të madhe të takimit ishte shumë pranë eliminimit. Deri dhjetë minuta para fundit, skuadra e Lionel Messit ishte në humbje 2-0.

Të lidhura

None found

Rikthimi nisi me golin e Cristian Romeros, ndërsa më pas Messi realizoi për 2-2, duke shkuar në tetë gola në një Botëror dhe duke barazuar rekordin 96-vjeçar të Guillermo Stábile për Argjentinën. Golin e fitores e shënoi Enzo Fernandez në kohën shtesë.

Pas ndeshjes, në një prononcim për TyC Sports, Messi u ndal te vështirësitë e përballjes dhe reagimi i ekipit.

“Jam i lumtur që u kualifikuam dhe për mënyrën se si e arritëm. E dinim se do të ishte e vështirë. Vuajtëm sërish, por ky është Botërori”.

“Çdo ndeshje është e tillë, sepse të gjitha ekipet janë shumë të barabarta. Nuk është e lehtë të rikthehesh nga rezultati 2-0, por siç e kam thënë gjithmonë, kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Ne vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.

“Patëm fat që shënuam herët në pjesën e dytë me golin e Cuti Romeros. Kishte ende shumë kohë dhe arritëm ta përmbysnim rezultatin para vërshëllimës së fundit”.

“Ajo që bëri kjo skuadër në këtë ndeshje eliminatore është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur që tifozët tanë mund të vazhdojnë ta shijojnë këtë rrugëtim dhe atë që po bëjmë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”.

Në momentin kur Argjentina ishte ende 2-0 poshtë vetëm pak minuta nga fundi, Romero shënoi për 2-1, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Messi vendosi baraspeshën në 2-2, duke fshirë diferencën prej dy golash.

Falë kësaj arritjeje, Messi u bë vetëm futbollisti i tretë në historinë e Kupës së Botës që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në dy gola të realizuar brenda pesë minutave ose më pak për të përmbysur një disav antazh prej dy golash në një ndeshje të fazës eliminatore. Në këtë listë ai iu bashkua Abdelrahman Faëzi (1934) dhe Kylian Mbappe (finalja e vitit 2022 ndaj Argjentinës).

të fundit

Duka zbulon dëshirën për shortin e Botërorit 2028, presidenti i FSHF-së preferon grupin me katër skuadra

Presidenti i FSHF-së dëshiron një grup me katër skuadra për kuqezinjtë, ndërsa për U21 nuk ka kundërshtarë të preferuar: “Janë…

2 minutes ago

Surpriza në Durrës, Teuta mposht Apoloninë dhe merr kreun e renditjes

Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…

39 minutes ago

Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…

39 minutes ago

PSG vepron shpejt për ta zëvendësuar Desire Doue, identifikon profilin ideal

Paris Saint-Germaini ka nisur kërkimet për një përforcim në repartin ofensiv për afatin kalimtar të janarit, pasi drejtori sportiv Luis…

40 minutes ago

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

60 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

60 minutes ago