Messi: E kalova Covid-in, më mori më shumë kohë

Në një postim në rrjetet sociale, Lionel Messi falënderoi të gjithë për mesazhet e tij dhe iu referua aventurës së tij me koronavirusin.

“Siç e dini, unë kalova Covid-in dhe do të doja t’ju falënderoja për mesazhet që mora dhe t’ju them se më mori më shumë kohë nga sa prisja të shërohesha, por pothuajse jam duke u rikuperuar dhe mezi pres të kthehem në fushë. Ditët e fundit jam duke u stërvitur për të arritur sërish 100% të formës. Sfida shumë të bukura po vijnë këtë vit dhe nëse kemi fat do t’i themi sërish së shpejti. Faleminderit”. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 20:22

Tags: ,