Inter Miami është rikthyer te fitoret në MLS, teksa ka mposhtur Orlando Cityn me rezultat të thellë 5-0.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tata Martino dhe kapiteni Lionel Messi ka dhuruar spektakël nga fillimi deri në fundin e ndeshjes.
Luis Suarez hapi serinë e golave në minutën e katërt pas asistimit nga Gressel, derisa vetëm pas shtatë minutash kjo dyshe doli sërish në aksion dhe uruguaiani realizoi golin e dytë në ndeshje.
Në minutën e 29-të, Luis Suarez asistoi te Taylor i cili realizoi për 3-0.
Shkëlqimi i Inter Miamit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur tani ishte koha që Leo Messi të dhuronte ‘show’.
Argjentinasi realizoi një gol nga afërsia në minutën e 57-të për 4-0, derisa pesë minuta më vonë një harkim i bukur nga Luis Suarez bëri që Messi të shënonte me kokë për rezultatin përfundimtar 5-0.
Inter Miami udhëheq Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa duelin e radhës ata luajnë sërish në shtëpi ndaj Montreal Impact. /Telegrafi/