Dimrin e kaluar, drejtuesit e Spartak Moskës kanë shqyrtuar mundësinë e përforcimit të skuadrës me sulmuesin e Rubin Kazan dhe të Kombëtares së Shqiptarisë, Mirlind Daku.
Sulmuesi 26-vjeçar iu bashkua Kazanit në verën e vitit 2023 nga Osijek, por pas një sezoni shumë të mirë te Mura ku shkëlqeu me gola.
Këtë sezon ai ka luajtur 19 ndeshje në RPL, në të cilat Daku ka shënuar pesë gola me dy asistime.
Sipas Business Online, bardhekuqtë i kanë ofruar Rubinit 7 milionë euro për Mirlindin, por skuadra e Kazanit nuk ka pranuar ta shesë sulmuesin.
Kjo pasi që sulmuesi i Spartak, Shamar Nicholson, është në radarin e klubeve turke dhe belge.
Daku këtë sezon ka 5 gola dhe 2 asistime te Rubin Kazani në elitën e futbollit rus. /Telegrafi/