Mësohet arsyeja pse sauditët fishkëllyen gjatë një minutë heshtje për Beckenbauer

Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhtën rivalin e qytetit Atletico Madridin me rezultat 5-3 pas kohës shtesë, në ndeshjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Ishte një lojë e mrekullueshme me tetë gola, përmbysje dhe rastesh nga të dyja palët. Fituesi u zgjidh përfundimisht në kohën shtesë me dy gola të tjerë të shënuar nga Los Blancos.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje ish futbollistin e njohur që ndërroi jetë, Franz Beckenbauer.

Nga tribunat e stadiumit të Riadit u dëgjuan fishkëllima nga disa prej shikuesve., ndërsa gjatë ndeshjes sauditët fishkëllyen dhe Toni Kroosin, i cili kritikoi mënyrën se si lojtarët e rinj po shkojnë në ligë arabe për para.

Ndërsa arsyeja se pse spektatorët në stadiumin e Riadit kanë fishkëllyer Beckenbauerin nuk dihej, por mediumi spanjoll, Cadena SER, foli me një gazetar saudit, i cili e shpjegoi ose pse ndodhi kjo.

“Ato fishkëllima nuk kishin të bënin me Beckenbauer, ishte më shumë një problem kulturor. Në Arabinë Saudite nuk është e zakonshme të mbahet një minutë heshtje. Megjithatë, jo të gjithë tifozët kanë fishkëllyer, vetëm një pjesë”, deklaroi ai. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 18:13