Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës ku u mësuan çiftet çerekfinaliste.
Nga ora 13:00 ka filluar hedhja e shortit dhe tashmë janë ekipet i kanë mësuar ekipet kundërshtare.
Milan, Liverpool, Bayer Leverkusen, Marseille, Atalanta, Roma, West Ham dhe Benfica janë tetë ekipet që ishin në short.
Shorti ka caktuar katër ndeshje shumë të mira, por padyshim njëra prej tyre veçohet nga të tjerat.
Milan – Roma del të jetë ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, mirëpo ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpoolit dhe Atalantës si dhe ajo mes Leverkusenit dhe West Hamit.
Ndeshje më e barabartë dhe jo shumë e fortë në aspektin e intensitetit të lojës është ajo mes Benficës dhe Marseillës, ku të dy ekipet kanë shanset e barabarta për kalim në gjysmëfinale.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës:
Milan – Roma
Liverpool – Atalanta
Bayer Leverkusen – West Ham
SL Benfica – Marseille