Tjetër ngjarje aspak e këndshme për brazilianin Arthur Melo.
Mesfushori i Juventusit, i cili është jashtë fushave prej muajsh për shkak të një dëmtimi, është përfshirë në një aksident me makinën e tij Ferrari.
Arthur po shkonte drejt qendrës së vizitave mjekësore, J-Medical për një kontroll në këmbë, por u përfshi në një aksident, në të cilin nuk ishte përgjegjës. Për fatin e mirë, ai nuk pësoi asnjë dëmtim.
Ecuria e rikuperimit po shkon shumë mirë, teksa trajneri Allegri së fundmi ka konfirmuar se braziliani do të jetë në dispozicion pas ndeshjeve të kombëtareve në tetor.
#Arthur coinvolto in un incidente questa mattina. Il brasiliano, non responsabile dell’accaduto, è rimasto illeso ⚠️ pic.twitter.com/ybxIS7N59n
— JuventusNews24.com (@junews24com) September 22, 2021