sport

Mesazhi që vjen nga Real Madridi pasi shorti i vendosi ata ndaj kampionit në fuqi Manchester City

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku si çdo vit edhe kësaj radhe befasitë nuk munguan.

Ndeshja më e fortë e kësaj faze padyshim pritet të jetë ajo mes 14 herë kampionit të kësaj gare Real Madridit dhe kampionit në fuqi Manchester City.

Të lidhura

None found

Në klubin madrilen kishin preferuar që të përballeshin me një rival tjetër, por ata e dinë se nëse duantë fitojnë Ligën e Kampionëve, duhet të jenë në gjendje të mposhtin çdo kundërshtar, raporton mediumi spanjoll Defensa Central.

“Është më e keqja që mund të na ndodhë, por kështu rritemi si ekip”, ka qenë mesazhi i transmetuar nga dhoma e zhveshjes së Real Madridit pas shortit. Ata e konsiderojnë këtë ndeshje si një finale të hershme me dy përballje.

Në përballje të tilla si kjo është e vështirë të gjesh një favorit të qartë sepse të dy ekipet kanë në përbërje futbollistë të nivelit shumë të lartë. Man City, duke qenë kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve ka një avantazh të lehtë.

Megjithatë, duhet të merret parasysh konteksti i dy skuadrave. Manchester City është ende ‘gjallë’ në FA Cup, dhe duhet të konkurrojë në Ligën Premier me Arsenalin dhe Liverpoolin, të cilët janë vetëm 1 pikë përpara tyre.

Real Madridi nga ana tjetër, ka krijuar një epërsi të konsiderueshme në La Liga me shtatë pikë ndaj vendit të dytë dhe tetë pikë larg vendit të tretë. Prandaj, ata do të mbërrinin në këtë sfidë më të relaksuar dhe me më pak presion se Manchester City.

Ky faktor është diçka që i jep më shumë besim Real Madridit . Ndryshe nga viti i kaluar, Carlo Ancelotti nuk do të përdorë Kroos dhe Modric në mesfushë, por do të vendosë më shumë muskuj, ashtu siç po bën këtë sezon. /Telegrafi/

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

3 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago