Mesazhi domethenës i Ronaldos për të rinjtë

Ylli i Manchester United u bëri thirrje gjeneratave të reja nga Dubai që të kujdesen për trupin dhe mendjen e tyre.

Cristiano Ronaldo të premten inkurajoi të rinjtë që të kujdesen për mendjen dhe aftësinë e tyre fizike gjatë pjesëmarrjes së tyre në një konferencë të fokusuar në shëndetin në Expo Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku ai gëzoi një pritje masive.

Një turmë entuziaste brohoriti lojtarin e Manchester United ndërsa ai u shfaq në një platformë në mes të sheshit El Wasl, në zemër të ambientit të Expo 2020, shkruan MundoDeportivo.

“Shëndeti është gjëja më e rëndësishme që kemi dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Cristiano, duke iu drejtuar këshillave të tij veçanërisht fëmijëve, “të cilët janë brezi i ardhshëm”.

“Unë jam 37 vjeç dhe ende jam duke luajtur futboll,” siguroi sulmuesi gjatë një seance pyetjesh, duke e vënë veten si shembull i dikujt që kujdeset për veten dhe këmbënguli në nevojën që të rinjtë të besojnë në veten e tyre.

Cristiano Ronaldo po shijon një pushim të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Georgina RodrIguez, me rastin dhe të një dokumentari të Netflix për Georginën.

Në ditët kushtuar shëndetit në Dubai Expo kanë marrë pjesë këto ditë edhe sportistë të tjerë të njohur, mes të cilëve ish-futbollisti francez Patrice Evra, irlandezi Robbie Keane dhe portugez Ruben Dias, lojtar i Manchester City. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 22:42