Marash Kumbulla ka rilindur me fanellën e Espanjolit në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka fituar një vend si titullar në skuadër, madje në fundjavë shënoi edhe golin e tij të parë në LaLiga.
Espanjoli mundi 2-1 Majorkën të shtunën në kampionat dhe Kumbulla shënoi golin që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë.
Falë paraqitjes së tij shumë të mirë në këtë takim, mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës së 9-të në LaLiga nga faqja e specializuar Sofascore. Kumbulla gjendet mes yjeve të rëndësishëm të futbollit botëror si Levandovski, Vinicius apo Modric.