Në një sfidë të tensionuar dhe plot episode, java e 22-të e Superiores nis me një ndeshje emocionuese por pa fitues në fund.
Skënderbeu që po lufton për mbijetesën arriti të shmangte humbjen teksa barazoi 2-2 me Vllazninë në Korçë por absolutisht që vendimet arbitrale janë shumë të diskutueshme.
Ndeshja nisi shumë mirë për korçarët që gjetën në 24’ menjëherë avantazhin me golin e Ardit Nikajt i cili nuk festoon në golin e tij të parë sezonal.
Gjithsesi, Vllazni e merr veten dhe rrit presionin teksa në 41’ arrin të gjejë golin e barazimit me Da Silvan, gol që nervozon tifozët vendas. Këta të fundit sërish hedhin sende duke goditur arbitrin anësor.
Vllaznia e nis vrullshëm pjesën e dytë dhe menjëherë gjen avantazhin me Mustedanagiç, goleadorin e shkodranëve në këto ndeshjet e fundit, me ndeshjen që duket sikur merr rrjedhën e fitores së miqve.
Në minutën e 77’ ndodh dhe episodi shumë i diskutuar, penallti për Skënderbeun që qëndronte por arbitri tregon kartonin e kuq ndaj Zogoviç i cili tërbohet duke ofenduar dhe gjyqtarin. Kapiteni Zguro gjuan dhe nuk gabon nga penalltia duke shënuar dhe golin e barazimit 2-2 që është dhe rezultatin final i ndeshjes, shumë të tensionuar në Korçë.