Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

Sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet sot, prej orës 13:30 siç ishte programuar.

“Panorama Sport”, mëson se ekipet nuk kanë zbritur në fushën e blertë në orarin e përcaktuar, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mund ta anulojë zyrtarisht.

Para ndeshjes, “Panorama Sport”, mësoi se ka patur dhunë në dhomat e zhveshjes. Siç edhe klubi i Skënderbeut pretendon, nga lojtarët e Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët e ekipit korçar.

Enea Jorgji, ishte vendosur si gjyqtar kryesor për këtë sfidë. Forcat speciale të policisë, kanë mbërritur në stadiumin “Redi Maloku” për shoqërimin e ekipeve respektive.