Merkatoja ndryshon Romën e Mourinhos

Fitorja 4-2 ndaj Empolit tregoi se përforcimet kanë qenë të mira për Romën e Jose Mourinhos. Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira janë përshtatur në mënyrë të përsosur me skemën portugeze dhe hyrja e tyre i jep trajnerit më shumë mundësi për të ndryshuar ndeshjet.

Diawara është një nga largimet që ka frikë, por, sipas Il Messaggero, Mourinho do t’i kishte kërkuar Romës një përpjekje shtesë për këto faza të fundit të merkatos. “Tregu nuk është i mbyllur, do të mbyllet më 31 janar. Por nuk pres asgjë”, siguroi ai pas fitores ndaj Empolit. Një kërkesë, thonë ata, ka ardhur në mënyrë indirekte.

Roma është e interesuar për Kamara dhe Ndombele, por operacionet e tyre duken të komplikuara për t’u mbyllur. E para, për çmimin prej 20 milionësh me të cilin e ka vlerësuar Marseille. E dyta, për rrogën e tepruar që Tottenham nuk dëshiron ta marrë nëse largohet si huazim. Kështu, shfaqen dy alternativa: Nández, nga Cagliari dhe Santamaría, nga Rennes. r.t/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 08:35