MERKATOJA/ Juventusi vendos në listën e prioriteteve Kostic

Sot në Juventus u organizua një samit i tregut ku mori pjesë edhe Max Allegri.

Tekniku nga Livorno përsëriti nevojën për tre përforcime. Prioriteti i merkatos së Juventusit është sulmuesi anësor, një rol që mund ta luajë së shpejti Filip Kostic.

Lojtari, siç specifikon Alfredo Pedullà, po merr kohë me West Ham në pritje të një sinjali pozitiv nga Zonja e Vjetër.

Në sulm, Morata gëzon simpatinë e trajnerit, edhe pse gjetja e marrëveshjes me Atletico Madridin do të jetë e vështirë. Për mesfushën është Paredes. Argjentinasi ka pranuar tashmë propozimin e klubit, por PSG kërkon 15 milionë./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 22:03