Eksperimenti Cuadrado nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe kështu Interi nuk ka gjasa të rinovojë kontratën e tij vjetore të nënshkruar në korrik. Tani Marotta dhe Ausilio janë në kërkim të një zëvendësi të Dumfries dhe mund ta zëvëndësojë me Tajon Buchanan. 24-vjeçari kanadez nga Bruges ishte afruar tashmë në verë dhe me afatin e caktuar në vitin 2025 ai mund të lirohet për një shumë prej rreth 10 milionë euro.
Përvec kanadeit, Interi ka konfirmuar gjithashtu interesimin e tyre për Thiago Alcantara nga Anglia. Me përfundimin e muajit qershor me Liverpoolin, mesfushori spanjoll do të lirohet falas dhe Nerazzurrët do të jenë të interesuar. Për lojtarin do të interesohej edhe Juventusi, si dhe Barcelona, Arabia Saudite dhe disa skuadra MLS./albeu.com