Merkato e dimrit në Superiore, Tirana nuk nxitohet për hyrjet e reja

Ka kaluar 1 javë nga merkato e janarit. Disa prej ekipeve pretendente në Superiore janë përforcuar me elementë të rinj për skuadrën. Kështu Egnatia dhe Partizani kanë gjetur lojtarë që mendohet se do ndihmojnë për objektivat sezonalë. Tirana në anën tjetër që mban vendin e tretë në renditje, nuk ka zyrtarizuar akoma asnjë hyrje të re.

Te 26 herë kampionët po punojnë me kujdes në këtë fushë, ndërsa kërkojnë të mos nxitohen. Bardheblutë nuk e kanë humbur asnjë moment besimin këtë sezon te grupi që kanë.

Lojtarë me eksperiencë dhe që kanë bërë emër në Superiore, pritet të bëjnë më mirë në pjesën e dytë të sezonit. Julian Ahmataj ka kaluar 3 muaj tashmë me atë grup dhe i njeh pikat e forta dhe dobëta. /newsport.al/


Shtuar 7.01.2024 21:24