“Mendojnë se ne jemi të gjithë budallenj”, Diego Simeone zbulon një gjë të bezdisshme për gjyqtarët

Pas disa ditësh kaotike me gjyqtarët në La Liga, dhe pak para se të ndeshet kundër Sevillas në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone paralajmëroi se nuk ka rëndësi se çfarë del nga audiot e VAR-it, por përmbajtja e tyre.

Gjykimi i ndeshjeve dhe vendimet e VAR-it kanë qenë temë diskutimi në Spanjë ditëve të fundit, sidomos pas fitores të kontestueshme të Real Madridit ndaj Almerias në fundjavë.

Për situatën e gjyqtarëve ka folur edhe trajneri i Atleticos, Simeone, i cili ka zbuluar një gjë të bezdisshme.

“Është shumë e vështirë… sepse në varësi të cilës anë je, ka gjithmonë situata. Gjyqtarët po kalojnë shumë momente të presionit. Jam Absolutisht i sigurt. VAR-i i përmirëson ato, por në të njëjtën kohë i ekspozon. Ky është realiteti”, ka thënë fillimisht Simeone për beIN SPORTS.

“Pastaj, ne fillojmë të debatojmë nëse audioja është e mirë apo nëse po rrjedh… Nuk ka rëndësi se çfarë zbulohet, por çfarë ndodh, por ata mendojnë se ne të gjithë jemi budallenj. Kjo është ajo që është e bezdisshme”.

Në fund, Simeone mbrojti natyralitetin në VAR dhe vendimet e gjyqtarëve.

“Ajo që ne të gjithë kemi nevojë është qetësia që gjërat janë të natyrshme dhe kur gjërat janë të natyrshme, gjithçka mund të ndodhë; të gjithë mund të bëjmë gabime sepse askush nuk është i përsosur, edhe me mundësinë e VAR-it, por me natyrshmëri”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/


Shtuar 25.01.2024 16:21