sport

Mediat portugeze e sulmojnë rëndë Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij ndaj Sllovenisë

Mediat portugeze mendojnë se kapiteni i tyre Cristiano Ronaldo duhet të lihet në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Francës në fazën çerekfinale.

Sllovenia ishte fare pranë një fitore historike ndaj Portugalisë të hënën, por humbën pas ekzekutimit të penalltive me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Të lidhura

None found

Cristiano Ronaldo vuajti shumë gjatë tërë ndeshjes, duke humbur disa mundësi të mira shënimi si dhe një penallti në kohën shtesë e cila padyshim do t’ia dhuronte fitoren Portugalisë.

Teksa Ronaldo shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë, ndërsa i tejkaloi emocionet dhe realizoi gjatë ekzekutimit të penalltive, shumë pyetje janë ngritur në aftësitë e 39-vjeçarit për të shënuar gola.

Mediat portugeze kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me rëndësinë dhe vendin e kapitenit në ekipin e tyre”.

“Pasi i dhanë Ronaldos një notë 4/10, e përditshmja portugeze Publico ka raportuar: “Një tjetër paraqitje e dobët nga kapiteni. Njësoj si ndeshjen e kaluar, ai kaloi shumicën e kohës i shtrirë në fushë”.

“Ai pastaj mori vendime të këqija brenda zonës, pasime të këqija përballë portës, shkatërroi disa aksione dhe nuk ishte i saktë në finalizimin e aksioneve”.

“Çfarë do të ndodhte në rast se Ronaldo do hynte nga banka rezervë, i freskët edhe me sllovenët të lodhur? Nuk do ta dimë kurrë”.

Nga kritikat nuk u kursye aspak as mediumi tjetër i njohur portugez A Bola, sipas të cilëve Ronaldo tregoi shenja ankthi njësoj si në Katar.

“Është e vërtetë që Jota e izoloi Ronaldon dhe ishte ai i cili vuajti nga penalltia që Ronaldo pastaj e humbi”.

“Por këto ndryshime, teorikisht me qëllimin që të krijojnë superioritet numerik në sulmin e Portugalisë ndaj mbrojtjes sllovene, shërbeu si një imazh i një ekipi i cili nuk ka gjetur formën dhe kjo jep shenja të ankthit të Cristiano Ronaldos”.

“Është e ngjashme me atë që ndodhi në Botërorin e Katarit, aty ku lotët e Ronaldos në fund të ndeshjes ndaj Marokut u shpërndanë në tërë botën”, thuhej në publikimin e tyre.

të fundit

Porsche riorienton biznesin: synon më pak prodhim dhe fitime më të larta

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…

37 seconds ago

Lassa sjell modelet e reja të gomave dimërore për sezonin 2026–2027

Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…

1 minute ago

VIDEO/ Taulant Balla i ashpër ndaj protestuesve: Nuk janë qytetarë normalë, por huliganë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…

4 minutes ago

Nagavci kërkon nga PDK-ja të sqarojë ndryshimet e propozuara për Ligjin për Specialen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…

4 minutes ago

Zulfaj: All reforms will be implemented, Kosovo aims to secure €882 million from the EU

Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do…

10 minutes ago

Përparim Rama enters the race to lead the LDK as clash over the party’s future intensifies

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve…

11 minutes ago