‘Më të Mirët 2023’/ FSHF organizon ‘Mbrëmjen Gala’ për të kurorëzuar më të mirët në futbollin shqiptar për vitin 2023

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 dhjetor “Mbrëmjen Gala”, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023.

Në këtë mbrëmje FSHF do të akordojë çmime të rëndësishme të dedikuar për protagonistët e këtij viti, teksa nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera..

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF. Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin Kombëtar që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″./albeu.com

Më poshtë, edhe lista e çmimeve që do të jepen në mbrëmjen gala më të mirët e 2023:

Talentja e Vitit 2023

⁠Talenti i Vitit 2023

⁠Këpuca e Artë (për vajza 2023)

⁠Këpuca e Artë 2023

⁠Arbitri i Vitit 2023

Trajneri i Vitit 2023

Formacioni i vitit 2023

⁠Topi i Artë 2023

⁠ Topi i Artë 2023 (për vajza)


Shtuar 12.12.2023 13:19