VIDEO/ Me këngë e flakadanë, tifozët e Shqipërisë nisin marshimin drejt stadiumit

Tifozët e Shqipërisë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet ndeshja ndaj Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Me këngë, flamuj dhe flakadanë të shumtë, tifozët kanë ndezur atmosferën pak orë para ndeshjes.

Të lidhura

None found

Në numër të madh, tifozët po marshojnë të organizuar drejt stadiumit. Spektakli në tribuna është i garantuar, kjo edhe për shkak se janë shitur të gjitha biletat.


Shtuar 16.11.2024 19:09