Me fanellën që mban emrin e tij, Granit Xhaka del në mbështetje të finalistit të BB VIP (VIDEO)

Granit Xhaka ka dalë në mbështetje të Donald Veshaj. Aktori i humorit është njëri nga katër finalistët e Big Brother VIP, bashkë me Ilir Shaqirin, Beniada Nishanin dhe Einxhel Shkirën. Futbollisti shqiptar ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një fanellë të Arsenalit me emrin e finalistit të BB.

“Donald së pari më lër të flas. Sukses në finale, jemi me ty”, shprehet Xhaka në videon që ka publikuar. Kujtojmë që finalja e madhe do të mbahet me 17 Shkurt. Aktori i humorit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë pas lidhjes që krijoi me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

/h.ll/albeu.com


Shtuar 14.02.2022 09:31