“Më fal mami, nuk të lajmërova, jam në Stamboll”, kjo është pankarta e një tifozi të Interit i cili ka udhëtuar drejt Turqisë për të parë mbrëmjen e djeshme finalen e Champions League.
Për zikaltrit kjo mund të quhet përballja më e ethshme, pasi ngjitet në tapetin e gjelbër në përballjen e finales së Champions League.
Manchester Citu ka fituar trofeun e parë të Champions League në histori në finalen e stambollit përballë Interit.
Në një ndeshje pa shumë emocione, anglezët shënuan golin e vetëm që u dha fitoren e trofeut të shumëpritur.
Ishte Rodri heroi “qytetarëve” me golin e tij në minutën e 68-të. Ndërkohë, Haaland kishte rrezikuar portën e qytetarëve në pjesën e parë, por gjeti përballë portierin Onana.
Inter tentoi të barazonte në fundin e kohës së rregullt, por një top i Lukakut drejt portës, duket se nuk e kaloi vijën për t’u cilësuar gol.
Ky është trofeu i parë i Champions League me Manchester City për Pep Guardiolën, pas fitoreve me Barcelonën e ndër të tjera ishte edhe finalja e katërt për të.
Manchester City humbi finalen e parë ndaj Chelsea para dy vjetësh, teksa hera e fundit që Inter ka fituar trofeun është viti 2010, me Jose Mourinho si trajne.