Mbyllet karriera e Papu Gomez, antidopingu e pezullon për dy vjet

‘Papu’ Gómez është sanksionuar nga autoritetet anti-doping, të cilat i kanë dhënë një pezullim prej dy vitesh. Ish-lojtari i Sevillas, i cili u transferua në Monza këtë vit, ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar pas një testi të kryer në nëntor 2022, sipas ‘Relevo’.

Këtë lajm lojtari dhe klubi andaluzian e mësuan muaj më parë, kur i njoftoi UEFA. Por pikërisht këtë javë ai mori këtë sanksion. Sanksioni mund t’i japë fund karrierës sportive.

Sipas versionit të lojtarit, ish-lojtari i Sevillas kishte pasur një natë të keqe, gjë që bëri që ai të pinte shurup për fëmijët e tij pa u konsultuar paraprakisht me mjekët e klubit të Sevillas. Në parim, do të ishte një ilaç nga familja B2-adrenergjike, i ngjashëm me salbutamolin. Neglizhencë nga ana e futbollistit.


Shtuar 20.10.2023 14:14