Mbrojtësi i jep fund aventurës në kryeqytet, 22-vjeçari transferohet tek Teuta

Merkato vazhdon që të jetë mjaft intensive, ku ekipet kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre. Një ndër ekipet më aktive është Dinamo. Ekipi i drejtuar nga Mehmeti ka larguar një tjetër lojtar, i cili ka patur shumë pak minuta këtë sezon.

Silvio Vokrri nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dijë për “Newsport.al” që lojtari ka mbyllur aventurën me “blutë” për t’u transferuar tek Teuta.

Kujtojmë që këtë sezon 22-vjeçari me origjinë nga Mirdita është aktivizuar vetëm në një ndeshje. Dhe në atë sfidë, Vokrri ka luajtur vetëm 15 minuta. Zyrtarizimi i Vokrrit tek Teuta pritet të bëhet nga momenti në moment. /newsport.al/


Shtuar 7.01.2024 19:46