Barcelona njihet historikisht për akademinë e tyre ‘La Masia’ që ndër vite ka prodhuar futbollistë me potencial të madh. I tillë është edhe qendërmbrojtësi Mikayil Faye, i cili po vazhdon të dëshmojë se ka një të ardhme të ndritur.
Faye, i cili ndryshe njihet me nofkën ‘The Monster’, ka shënuar një gol të rëndësishëm për Barca Athletic, për t’i ndihmuar ata të fitojnë ndeshjen ndaj Sestaos me rezultat 2-1.
Me një shkëputje fantastike në ajër, Faye shfrytëzoi një krosim nga bashkëlojtari i tij Unai Hernandez për të çuar topin në rrjetën e kundërshtarit.
Ky ishte pra goli i tretë i Fayes në katër ndeshjet e tij të fundit për Barca Athletic, shifër kjo impresive duke marrë parasysh se ai është vetëm një qendërmbrojtës.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai bie në sy me paraqitjet e tij, pasi më herët ai kishte tërhequr vëmendjen e Xavit, i cili madje e kishte ftuar së fundmi në ndeshjen ndaj Mallorcas ani pse nuk i ka dhënë minuta.
Vetëm 24 orë pas asaj ndeshje me Mallorcën, ai i ndihmoi ekipit të Rafa Marquez që të marrë fitoren e katërt nga gjashtë takimet e fundit në ligë.
Për Faye ka pasur interesim të madh nga klubet e mëdha evropiane, ku ndër më të interesuarit për shërbimet e tij ishin francezët e Lille, por që blaugranasit refuzuan kategorikisht shitjen e talentit senegalez.
🎥 | Mikayil Faye SCORES for Barça Atlétic to give his team the lead. He's on fire! This is his 3rd goal in last 3 games. #fcblive 🔥
pic.twitter.com/gUDkVLG6iS— BarçaTimes (@BarcaTimes) March 9, 2024