Të shohësh një mbret dhe një mbretëreshë brenda zhveshtores menjëherë pas një ndeshjeje futbolli është diçka jashtë të zakonshmes. Situata bëhet edhe më e pazakontë kur kombëtarja kryesore e vendit të tyre ndodhet duke luajtur rreth 1.200 kilometra larg.
Sidoqoftë, për Curaçaon ky Botëror ka sjellë ngjarje që pak kush do t’i quante normale. Skuadra nga Karaibet arriti një 0-0 historik kundër Ekuadorit, rezultat që i dha pikën e parë ndonjëherë në historinë e paraqitjeve të saj në Kupën e Botës.
None found
Ndeshja u kontrollua pothuajse tërësisht nga Ekuadori, që prodhoi 27 tentativa drejt portës, por pa mundur të gjente golin.
Njeriu vendimtar i këtij barazimi ishte portieri 37-vjeçar Eloy Room, i cili bëri plot 15 pritje dhe e mbajti të paprekur rrjetën e ekipit të tij.
Për Curaçaon, një ishull me vetëm rreth 160 mijë banorë, ky barazim u ndje si një fitore e madhe, sidomos pas disfatës së rëndë 7-1 kundër Gjermanisë në takimin e parë. Në anën tjetër, Ekuadori e vështirësoi ndjeshëm pozitën e vet përpara përballjes vendimtare me Gjermaninë.
Megjithatë, pamjet që shpërthyen në rrjetet sociale erdhën vetëm pas përfundimit të takimit. Shumëkush mbeti i surprizuar kur pa mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima të Holandës duke festuar me futbollistët e Curaçaos në zhveshtore.
Shpjegimi qëndron te pozita kushtetuese e ishullit. Ndonëse Curaçao ka parlamentin dhe qeverinë e tij, ai është një shtet përbërës brenda Mbretërisë së Holandës.
Për këtë arsye, mbreti dhe mbretëresha e Holandës janë gjithashtu edhe krerët zyrtarë të shtetit të Curaçaos.
Gjatë asaj dite, familja mbretërore pati një angazhim të ngjeshur si tifoze. Fillimisht ajo ndoqi në Houston fitoren e thellë të Holandës ndaj Suedisë me rezultatin 5-1, ndërsa menjëherë më pas u nis drejt Kansas Cityt për të qenë pranë Curaçaos në duelin historik ndaj Ekuadorit.
Pas sigurimit të kësaj pike të çmuar, Willem-Alexander dhe Maxima nuk mbetën në tribunën VIP.
Ata zbritën në zhveshtore dhe iu bashkuan festës me lojtarët dhe stafin teknik, duke kërcyer e kremtuar në një skenë që shumë shpejt u bë virale në të gjithë botën.
Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku autoritetet kanë njoftuar për zbulimin…
Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku autoritetet kanë njoftuar për zbulimin…
FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan, menaxherit të ekipit, Ibrahim Hassan, dhe sulmuesit Mostafa Ziko.Federata…
Dashi Dite shume e kontrastuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin…
Atletico Madridi raportohet se ka ndryshuar qëndrimin për të ardhmen e Julian Alvarezit dhe tani është i gatshëm të negociojë…
Mesfushori anglez, Curtis Jones sapo ka mbërritur në Milano dhe është gati të bëhet lojtari më i ri ri i…