Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, propozohen ndryshime në rregullore

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e futbollit në vend.

Në qendër të diskutimeve në këtë mbledhje ishin përmirësimi i infrastrukturës sportive, përcaktimi i datave të reja për nisjen e kampionateve kombëtare, si dhe projekte të reja për mbështetjen e futbollit të vajzave.

Ndër të tjera, u diskutua dhe u përcaktuan çmimet e biletave për katër ndeshjet e fazës “Final 4”.Gjatë mbledhjes, u miratua kërkesa për ndërhyrje në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, si dhe kërkesa për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit “Durim Qypi” në Përmet. Po ashtu, u miratua një investim në “Shtëpinë e Futbollit” për sistemin e vaditjes së fushave stërvitore.Komiteti u njoh gjithashtu me propozimin për datat e fillimit të kampionateve kombëtare për edicionin e ardhshëm futbollistik, si dhe me disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.

Gjithashtu, u miratuan edhe disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.


Shtuar 29.04.2025 18:08