Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16 shkurt

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.


Shtuar 14.01.2026 18:20