Ekpserti i merkatos, Fabrizio Romano ka folur së fundmi për kalimin e mundshëm të Mbappe te Real Madridi, pasi kohët e fundit gjithçka rënë në qetësi.
Romano ka zbuluar se arsyeja pse nuk ka detaje për kalimin e Mbappe te Reali është sepse PSG është tejet e zemëruar me klubin spanjoll që kanë përdorur edhe Karim Benzema për të bindur sulmuesin t’i bashkohet klubit spanjoll.
“Për Mbappe, për momentin nuk ka detaje, por Real ende e do si gjithmonë. PSG do vazhdojë të luftojë që lojtari të qëndrojë”.
“Situata e Mbappe është shumë e qetë tani sepse Real Madrid e di që PSG është e zemëruar me njerëzit e klubit dhe Karim Benzema pasi kanë folur për Mbappen”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe ka të drejtë që të nënshkruajë parakontratë me Realin qysh në muajin janar.