Mbappe “sulmon” Hakimin: Nuk mjafton të kërkosh falje (VIDEO)

Një video e Kylian Mbappe ku po diskuton me shokun e tij të skuadrës te Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, është bërë virale në rrjet.

Videoja e “Amazon Prime” kapi dyshen duke u sqaruar për një pasim të padhënë nga ana e Hakimit nw ndeshjen e Champions League kundër Juventusit.

Mbappe ishte hapur kritik ndaj Hakimit, duke i thënë 23-vjeçarit se duhej t’i kishte pasuar me patjetër në fushë.

Mbappe: Të betohem, shiko videon. Duhej të kishe pasuar.

Hakimi: Nëse është ashtu si thua ti, atëherë të kërkoj ndjesë…

Mbappe: Nuk mjafton të kërkosh ndjesë, duhej të kishe pasuar topin!/ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.09.2022 19:29

Tags: , ,