Mbappe rikthehet në stërvitje te Franca, gjendja e tij befason të gjithë

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje te Franca, pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen hapëse të Gjelave ndaj Austrisë.

Kishte shumë versione se hunda e thyer e sulmuesit francez do të duhej operuar, mirëpo 25-vjeçari duket se ka kaluar lehtë.

Mbappe po përgatitet për ndeshjen ndaj Holandës, mirëpo nuk është ende e ditur nëse do të jetë nga fillimi.

Didier Deschamps shihet afër yllit më të ri të Real Madridit, ndërsa ky i fundit mbanë në fund disa fasha në hundë.

Mbetet të shihet se a do të luajë Mbappe nga fillimi, apo Deschamps do të shkojë për një opsion tjetër. /Telegrafi/


Shtuar 19.06.2024 19:41