Kylian Mbappe ka folur sërish për refuzimin e kalimit te Real Madrid.
Sulmuesi vuri në dukje se ai mori vendimin për të nënshkruar një kontratë të re me PSG -në jo për shkak të parave.
“Sepse në çdo klub, kudo që të shkoj, do të marr para.
Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me Presidentin e vendit për të ardhmen time, për vendimin tim për karrierën. Kjo është diçka e çmendur, çmenduri e vërtetë. Macron më tha: “Dua që të qëndroni. Unë nuk dua që ju të largoheni tani. Ju jeni kaq i rëndësishëm për vendin”, tha Mbappe. /albeu.com/