Mbappe dhe Messi nuk falin, Leipzig merr një fitore për në Europa League (VIDEO)

PSG ka arritur një fitore statistikore ditën e sotme ndaj Club Brugge.

Mbappe nuk është i shpejtë vetëm me topin në fushë por edhe për të shënuar. Në minutën e 2-të të lojës Mbappe kalon francezët në avantazh.

Nuk kaluan shumë minuta, konkretisht në minutën e 7-të Mbappe dyfishon rezultatin. Messi trefishon rezultatin në minutën e 38-të me një gol fantastik.  Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e pastër e të thellë 3-0 për PSG-në.

PSG nuk ka falur terren aspak duke kontrolluar komplet ndeshjen. Por në minutën e 68-të miqtë shënojnë me anë të Rits. PSG nuk ishte e ngopur me tre gola kështu që Messi shënon dopietën e tij me anë të një penalltie duke çuar rezultatin në 4-1.

Manchester City pësoi një humbje ndaj gjermanëve të Leipzig.

Szoboszlai shënoi i pari në minutën e 24’ me një aksion shumë të bukur. Në pjesën e dytë gjermanët shënojnë përsëri të me anë ish-sulmuesit të Milan-it Silva në minutën e 71-të.

Anglezët e Manchesterit shënuan me anë të Mahrez në minutën e 77-të.

Leipzig tashmë është futur në Europa League me këtë fitore./h.ll/albeu.com



Shtuar 7.12.2021 20:36