Atdhe Mazari ishte vendimtar në fitoren 2 – 1 të Elbasanit ndaj Laçit, duke shënuar të dy golat e skuadrës në një përmbysje.
Pas ndeshjes, 25-vjeçari u vlerësua nga Drejtoria Teknike si “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli për mediat.
None found
Mazari tha se trajneri Daja e ka ndihmuar ekipin në shumë drejtime, por pranoi se lojtarët kanë pasur edhe ata përgjegjësi, pasi në disa raste duhej të merrnin më shumë përsipër. Sipas tij, në disa takime skuadra nuk ka pasur fat, ndërsa tani ndihet më mirë dhe lojtarët e njohin më mirë njëri-tjetrin. Ai beson se Elbasani mund të paraqitet edhe më mirë.
Futbollisti theksoi se është i gatshëm të luajë në çdo pozicion për ekipin, madje edhe si portier, nëse do të jetë e nevojshme.
Njërin prej golave ia kushtoi familjes, kurse tjetrin stafit mjekësor, që sipas tij i ndihmon në çdo ndeshje dhe është gjithmonë pranë lojtarëve.
Mazari shtoi se periudha e parë nuk ishte e lehtë, por skuadra e mbështeti dhe e ndihmoi. Ai tha se përqendrimi i tij kryesor është te ndeshja e ardhshme dhe se nuk ka caktuar një numër të synuar golash: për të, më e rëndësishme është fitorja e Elbasanit, ndërsa shpreson të shënojë edhe më shumë.
Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…
Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…
Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…