Categories: sport

Superiorja, java e 10-të: Formacioni i spikatur dhe trajneri që siguroi fitoren

Java e 10-të e “Abissnet Superiore” u përmbyll me suksesin 0-1 të Partizanit në fushën e Teutës. Po atë ditë, Vora dhe Dinamo ndanë pikët pas barazimit 2-2. Duke u mbështetur te rezultatet dhe kontributi i futbollistëve në fushë, “Newsport.al” ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës, së bashku me trajnerin fitues.

Pano Qirko (Partizani) – Tri pikët e siguruara në Durrës mbajnë edhe firmën e portierit, i cili u dallua me pritje të jashtëzakonshme. Qirko ndali çdo tentativë drejt kuadratit të tij, duke i mundësuar Partizanit ta ruante portën të paprekur për herë të parë pas 6 ndeshjeve në kampionat.

Të lidhura

None found

David Atanaskoski (Partizani) – Suksesi minimal në “Niko Dovana” u vendos nga goditja e tij e bukur prej distance, që la të mposhtur portierin vendas. Përveç golit vendimtar, Atanaskoski kreu mirë detyrat në mbrojtje dhe u përfshi shpesh në aksionet e skuadrës, duke bashkëpunuar me shokët.

Elmando Gjini (Elbasani) – Në përballjen plot dramë me Laçin, mbrojtësi shfaqi versionin e tij më të mirë. Me paraqitjen e bërë, Gjini i dha sigurinë e nevojshme prapavijës verdheblu.

Georgios Lagonidis (Skënderbeu) – Prej disa javësh, greku është kthyer në një titullar të qëndrueshëm në skuadrën e Julian Ahmatajt, status që e përligj me atë që jep në fushë. Krahas peshës së tij në mbrojtjen korçare, Lagonidis nuk ngurron të dalë nga detyrat e zakonshme dhe të kontribuojë edhe në zhvillimin e aksioneve.

Edon Murataj (Vllaznia) – Vllaznia u kthye me një pikë nga transferta ndaj Skënderbeut, në një ndeshje ku Murataj mbështeti vazhdimisht sulmin në të dy krahët. Lëvizjet e shumta në mesfushë e bëjnë atë një element me vlerë për Laszlon në këtë repart.

Dion Vata (Partizani) – Mundësinë e parë për të luajtur si titullar, mesfushori i datëlindjes 2009 e shfrytëzoi me një paraqitje të shkëlqyer. Talenti i “Demave” dha maksimumin dhe, me lojën e tij, justifikoi vendimin e guximshëm të Karoglan për ta përfshirë që nga fillimi në formacion.

Malomo (Dinamo City) – Goditja e tij spektakolare mori vlerësimin “Goli më i mirë”. Pasi mori topin, mesfushori i Dinamos lëshoi një të djathtë të pandalshme për Harizajn, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Dario Daka (Vora) – Vora siguroi një pikë ndaj Dinamos falë golit të tij në çastet e fundit. Për të dytën herë radhazi, Daka shënoi dhe u dha pikë vorakëve, duke merituar edhe vlerësimin “Lojtari i Ndeshjes”. Në krahun e djathtë ai mbetet një pikë referimi, me depërtime që krijojnë vazhdimisht rrezik.

Alessandro Albanese (Egnatia) – Cilësia e tij ndihet njësoj si kur zbret në fushë nga minuta e parë, ashtu edhe kur aktivizohet nga stoli. Mesfushori i rrogozhinasve dhuron spektakël me topin dhe shërben me mjeshtëri për shokët e skuadrës. Albanese mbetet një nga lojtarët të cilëve Egnatia mund t’u besojë zgjidhjen e një ndeshjeje.

Karim Loukili (Egnatia) – Përveç golit të barazimit kundër Tiranës, ai u dallua me iniciativat dhe bashkëpunimet që vunë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Sikurse Albanese, Loukili ka një rol të rëndësishëm në grupin e ndërtuar nga Nevil Dede. Transferimi i tij nga Elbasani rezulton një goditje e madhe.

Atdhe Mazari (AF Elbasani) – Sulmuesi nga Kosova pati rol përcaktues në përmbysjen ndaj Laçit, që i solli Glen Dajës 3 pikët e radhës. Në minutën e 67-të, Mazari shfrytëzoi një aksion në hapësirë tepër të ngushtë dhe shënoi golin që çliroi verdheblutë. Me çdo ndeshje, ai po dëshmon gjithnjë e më shumë aftësinë për t’i kthyer mundësitë në gola.

Trajneri fitues: Mislav Karoglan – Takimi i katërt i solli kroatit fitoren e parë. Duke guxuar edhe në një periudhë të vështirë për Partizanin, ai tregoi se të kuqtë nuk dorëzohen dhe u besoi të rinjve, siç bëri me Dion Vatën. Pamundësia e Teutës për të depërtuar në mbrojtjen e Partizanit sugjeron se plani i tij funksionoi. Megjithatë, Karoglan ka ende punë përpara për ta merituar cilësimin e “heroit”.

të fundit

Students enter Faculty of Civil Engineering: Rama, resign (VIDEO)

Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e kryeqytetit, duke…

3 minutes ago

Raiffeisen Bank robbery in Tirana: Perpetrator took €60,000; suspected of having an accomplice inside the institution

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, ku të hënën u morën rreth 60…

3 minutes ago

Helped Ergys Agasi while he was on the run / Special Court of Appeal upholds ruling for Fatjon Kalluci, changes measure for Embro Sulejmani

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e sigurisë së arrestit në burg për Fatjon Kalluçin, ish-përgjegjës…

4 minutes ago

Von der Leyen: Hormuz blockade cost the EU an extra €127 billion

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rënduar ndjeshëm faturën energjetike…

4 minutes ago

Demiri denies responsibility to investigators: I found my son and granddaughter’s bodies in the room

Gjykata Themelor në Gjilan ka caktuar tashmë masën e paraburgimit ndaj Brahim Demirit, i dyshuar për vrasjen e të birit,…

4 minutes ago

Leaders of institutions receive seasonal flu vaccines in Pristina

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në…

4 minutes ago