Ish-sulmuesi argjentinas, Maxi Lopez është pronari i ri i klubit anglez të Birmingham City-t, së bashku me Paul Richardson.
Ish-lojtari i Argjentinës, 38-vjeçar tanimë ka bashkuar forcat me biznesmenin vendas Richardson.
Dyshja janë sot në St Andreë pasi kanë shkëmbyer kontratat të dielën dhe kanë paguar depozitën e tyre të hënën.
Richardson thotë se marrja në dorëzim duhet të përfundojë zyrtarisht brenda “dy ose tre javësh” pasi të jetë ratifikuar nga EFL. Numrit 2 i është dhënë ekskluziviteti për të përfunduar blerjen pas përpjekjeve të dështuara të Laurence Bassini për të blerë klubin./albeu.com