Matts Hummels bashkohet me Romën

Matts Hummels është bashkuar me Romën si lojtar i lirë, pas largimit për herë të dytë nga Borussia Dortmund. Ai do të vishet verdhekuq deri në qershorin e ardhshëm, por me opsion rinovimi deri më 2026 bazuar në numrin e ndeshjeve që do të luajë.

Roma ka arritur marrëveshjen me Matts Hummels për një sezon, deri në qershor 2025, dhe është në luftë me kohën për ta regjistruar në Europa League. Mbrojtësi 35-vjeçar bashkohet me klubin italian si lojtar i lirë, pasi mbylli periudhën e dytë me Borussia Dortmund, që kulmoi me finalen e Champions League në Ëembley, kundër Real Madrid. Gjermani ka zgjedhur Romën pasi ka qenë më parë në kontakte me Milanin dhe Bolonjën, ndërkohë që në ditët e fundit të merkatos i ka thënë jo Gallatasarajit.

Ai udhëtoi sot nga Mynihu drejt Romës për të kryer vizitat mjekësore dhe nënshkruar kontratën që e veshe me ngjyrat verdheblu deri në qershorin e ardhshëm. Ai do të paguhet dy milion euro, plus bonuse të mundshme, dhe të njëjtat shifra do të jenë edhe për një sezon shtesë nëse klubi i rinovon kontratën, në varësi të një numri të caktuar ndeshjesh në sezonin aktual.

Roma ka kohë deri në mesnatën e sotme për të regjistraur lojtarin në UEFA për të luajtur në Europa League. Hummels ka luajtur 701 ndeshje me Borussia Dortmund dhe Bajern Mynih, si dhe 78 me kombëtaren gjermane, me të cilën fitoi Kupën e Botës më 2014.


Shtuar 4.09.2024 22:47