Categories: sport

Është një nder”, Mastantuono reagon pasi kaloi rekordin e Lionel Messit

Franco Mastantuono ka vendosur emrin e tij në historinë e futbollit argjentinas, duke u bërë lojtari më i ri nga ky shtet që realizon një het-trik në pesë ligat kryesore të Evropës.

Të lidhura

None found

18-vjeçari, i huazuar nga Real Madridi te Fiorentina, ishte vendimtar në triumfin 4-2 ndaj Venezias të premten. Ai shënoi tri herë dhe ndihmoi ekipin të siguronte pikët e para të sezonit.

Dy golat e parë Mastantuono i realizoi brenda 90 sekondash, rreth minutës së 30-të, ndërsa golin e tretë e gjeti pak para përfundimit të takimit, duke kompletuar het-trikun.

Në moshën 18 vjeç e 28 ditë, argjentinasi theu rekordin e Lionel Messit për lojtarin më të ri që shënon tri gola në një ndeshje në pesë ligat kryesore evropiane.

Messi e kishte realizuar het-trikun e parë me Barcelonën në mars të vitit 2007, kur ishte 19 vjeç e 259 ditë.

Paraqitja e tij ndaj Venezias e bëri Mastantuonon gjithashtu futbollistin më të ri në historinë e Fiorentinës që shënon het-trik.

“Për mua është një nder të hyj në historinë e një klubi kaq prestigjioz. Ishte e rëndësishme të merrnim një rezultat sot dhe luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur për fitoren, përveç golave”, deklaroi Mastantuono.

Pas këtij suksesi, ai kryeson renditjen e argjentinasve më të rinj që kanë shënuar het-trik në pesë ligat kryesore të Evropës, duke lënë pas Lionel Messin, Mauro Icardin, Antonio Angelillon dhe Gonzalo Higuainin.

Argjentinasit më të rinj me het-trik në pesë ligat kryesore:

Franco Mastantuono – 18 vjeç, 28 ditë

Lionel Messi – 19 vjeç, 259 ditë

Mauro Icardi – 19 vjeç, 343 ditë

Antonio Angelillo – 20 vjeç, 17 ditë

Gonzalo Higuain – 20 vjeç, 334 ditë./

të fundit

Valencia këmbëngul për transferimin e Vedat Muriqit

Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit…

14 seconds ago

Ilir Krasniqi, mbrojtësi më i dalluar në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar…

36 seconds ago

Kosova pozicionohet ndër vendet më të sigurta të Evropës në vlerësimin e Gallup-it për vitin 2025

Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave…

6 minutes ago

Bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë pas shembjes së një masivi shkëmbor

Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…

6 minutes ago

Vlora Çitaku: Është arritur marrëveshja për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për…

6 minutes ago

Mbi 240 milionë euro mbështetje qeveritare për kompanitë vendase me kushte të volitshme

Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë…

6 minutes ago