sport

Masat që do marrë Policia e Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Islandë, këto rrugë do të bllokohen

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Islandë e cila luhet në Air Albabia, policia ka njoftuar mbyllen e disa rrugëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Të lidhura

None found

Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Islandës, që do zhvillohet më datë 27.09.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo të kujdestarit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët që në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo do të kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për tifozëritë e të dyja skuadrave që të zbatojnë rregullat dhe ligjin./ h.ll/albeu.com

të fundit

Fast road from Radovish to the Bulgarian border, Nikolovski expects work to begin in autumn

Një rrugë e re e shpejtë pritet të lidhë Radovishin me kufirin bullgar, përmes Strumicës dhe Novo Sellës. Ministri i…

4 minutes ago

Experts assess the potential impact of a permanent US base at Bondsteel on Kosovo’s security

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin që Kampi “Bondsteel” në Kosovë të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake...…

5 minutes ago

Behrami: The Special Court presents UÇK’s alleged victims as opponents of Kosovo’s independence

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë. “Trupi Gjykues, në përmbledhjen e…

6 minutes ago

Albin Kurti suspends director Hysen Muzliukaj after indictment for abuse of office

Kryeministri Albin Kurti pezulloi nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj. Sipas vendimit…

6 minutes ago

Drena halts water use in Skenderaj after MESP inspection

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i MMPH-së, në bashkëpunim me IHMK-në, ka kryer inspektime te operatori…

6 minutes ago

119th protest against the government, citizens demand Rama’s resignation: “Your time is up

Ka nisur protesta e 119-të kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë organizuar në…

8 minutes ago